Spartak Ngjela zbulon detajet: Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është arrestuar vetëm për shpërdorim detyre, ja çfarë po kërkon SPAK

0
Spartak Ngjela zbulon detajet e forta: Kryebashkiaku i Lushnjes nuk

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar goditjet e fundit nga SPAK.

Ish-kryebashkiaku i Lushjes, Fatos Tushe është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mirëpo, Ngjela thotë se përderisa janë në burg edhe zyrtarët që janë marrë me tenderat, atëherë rrjedhimisht edhe Fatos Tushe është i përfshirë në korrupsion.

“Tenderat pa kryetarin e Bashkisë nuk bëhen, sepse të gjithë ata i ka vendosur kryetari dhe pastaj ai merr porcionin e vet. Prandaj e kanë arrestuar Fatos Tushen. Kanë të provuar shpërdorimin e detyrës.”, u shpreh Ngjela.

Nëse Fatos Tushe do të kishte kryer vetëm shpërdorim detyre, atëherë nuk do të ishte marrë SPAK me të, tha avokati Ngjela, duke shtuar se “shpërdorimi i pozicionit është vepër penale që nuk e heton SPAK, por në këtë rast ka indice për korrupsion”.

Avokati Ngjela tha se duhet që me çdo kusht të hetohen të gjithë për korrupsion, pasi ndryshe nuk hyn në fuqi ligjin për pyetjen e detyrimit të të ardhurave.

Sipas avokatit Ngjela, fakti që zyrtarët amerikanë kanë mbështetur SPAK tregon se “asnjë prej zyrtarëve të lartë që është marrë me korrupsion nuk ka shpëtim”, tha Ngjela për Euro News Albania.

Artikulli i mëparshëmKPK shkarkon gjyqtaren e njohur të Apelit të Tiranës/ Zegjine Sollaku gruaja e ish-kryeprokurorit
Artikulli i radhësKurti “kokë më kokë” me homologun grek/ Ja çfarë i kërkon gjatë takimit