Arjan Curi paralajmëron goditjen “bombë” që do të marrë Sali Berisha në shtator nga Yuri Kim

0
Arjan Curi paralajmëron goditjen “bombë” që do

Analisti Arjan Curi ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai mendon se brenda PD-së ka individë që po përpiqen që të gjejnë mënyra se si të largojnë Sali Berishën.

Curi tha se ka zëra që edhe ambasadorja amerikane do të dalë me emra për personat që nuk duhet të jenë në parlament.

“Unë di që po lëvizin që t’i gjejnë vetë mekanizmat se si mund ta heqin, por pa u dukur, pa dalë në pah. Ka një lëvizje të madhe në PD që të gjejnë mënyra si ta heqin Berishën, por pa u dukur vetë. Pra t’i heqim gështenjat nga zjarri me mashën e tjetrit. Me drejtësinë duan ta bëjnë. Do të mundohen që të hapin një çështje. Në Shtator ka zëra brenda PD-së që ambasadorja amerikane do dalë me emër kësaj radhe që “Berisha s’duhet të jetë, Berisha s’duhet të jetë”. Mund të ketë një lloj iniciative ligjore për të amenduar ligjin për dekriminalizimin . Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, pika 2 ka një klauzolë ku pengon njerëzit që të marrin poste zyrtare kur kanë ekspuls nga vende të ndryshme për arsye se cënojnë sigurinë e atyre vendeve. Po e amenduan ligjin, mjafton të shtojnë një non grata mbrapa. Non grata dhe dëbimi janë afër njëra tjetrës. Nëse Rama amendon këtë ligj dhe shton non grata, atëherë bie automatikisht, ia heq KQZ. Në PD janë shumë të interesuar për këtë gjë”, tha Curi në Zonë e Lirë.

Artikulli i mëparshëmLulzim Basha një sharlatan! Produkt fatkeq i Berishës, ja kush ka përgjegjësi të madhe për ardhjen e tij në krye të PD
Artikulli i radhësA do jetë Berisha në parlament në shtator? Ish-deputeti i PD-së befason me përgjigjen e tij