Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjete sociale studimin më të fundit lidhur me imunitetin e koronavirusit.
Pas hulumtimit të 7.256 personave të infektuar me SARS-CoV-2 ndërmjet datave 26 prill 2020 dhe 14 qershor 2021, studiuesit gjetën se imuniteti i ofruar nga antitrupat zgjat shumë më shumë se sa ishte menduar më parë.
Në disa raste zgjasin mesatarisht 1.5-2 vite, por edhe më shumë. Tek femrat kjo mbrojtje natyrale zgjat më shumë se sa tek meshkujt.