Zjarri në Arkivën e Shtetit, reagon KQZ: U dogjën materiale të vjetra

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme një nga ambjentet e institucionit në Lundër për arsye që ende nuk dihen.

“Në ambjentet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambinetin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar mënjëherë instancat përkatësë për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti” – thuhet në deklaratën e KQZ. 

Artikulli i mëparshëmArrestohet bashkëshorti i ish-ministres së njohur të kryeministrit Rama
Artikulli i radhësXiaomi merr terrenin që la Huawei, lë pas Apple për shitjen e smartfonëve