Orari i çrregullt i gjumit mund të shkaktojë probleme me zemrën

    0

    Një studim i kryer së fundmi tregon rëndësinë që ka zbatimi i një orari të rregullt gjumi çdo ditë. Studiuesit shprehen se është e rëndësishme të flini gjumë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

    Çdo ndryshimi i kohës së gjumit mund të shkaktojë probleme me zemrën.

    Studiuesit zbuluan se ata që shkonin për të fjetur edhe disa minuta me vonë shfaqin probleme me rrahjet e zemrës atë natë dhe ditën tjetër.

    Gjithashtu të shkosh në shtrat më herët se zakonisht shkakton probleme kardiovaskulare.

    Autorët e studimit arritën në përfundimin se zbatimi i një orari të rrregullt gjumi është ideal për të pasur një zemër të shëndetshme.

    Doktori Nitesh Chawla, nga Universiteti i Notre Dame u shpreh: Shtimi i rrahjeve të zemrës është një rrezik i shtuar për shëndetin kardiovaskular. Përmes studimit tonë zbuluam që nëse nuk flini në të njëjtën kohë çdo natë, rreziku për të pasur probleme me zemrën është shumë i madh.

    Chawla rekomandon të mos ndryshoni orarin e gjumit as në fundjavë. Sipas tij, krijimi i një rutine të shëndetshme të gjumit është padyshim hapi numër një, por zbatimi i saj është po aq i rëndësishëm.

    Artikulli i mëparshëmPolicia ushtron terror në Sheshin Skënderbej, shoqërojnë me dhunë Altin Goxhajn dhe aktivistë të tjerë
    Artikulli i radhësA po ikën COVID nga Shqipëria? Sot 10 ditë pa asnjë viktimë. Më pak se 15% e rasteve aktive trajtohen në spitale