VIDEO/ “Të mbahen armët në dorë gati për zjarr” – Artan Hoxha publikon përgjimet për “21 Janarin”, si u dha urdhëri për vrasje

0
VIDEO/ "Të mbahen armët në dorë gati për

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Biseda është mes kreut të Gardës në at kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr.

“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet.

Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët.

Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top News.

Artikulli i mëparshëmMitsotakis nga Davos: Nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, detin me Shqipërinë e çojmë në Hagë
Artikulli i radhësZaniolo vetë-përjashtohet nga Roma, tifozët e sulmojnë në rrjetet sociale