Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës, ku raportohet për disa të plagosur. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për trajtim mjekësor.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e palëve të përfshira. Gjendja shëndetësore e të plagosurve mbetet ende e paqartë, ndërsa trafiku në zonë ka qenë i ngarkuar për disa minuta.
Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij aksidenti.