Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët u shpreh se periudha e fushatës zgjedhore nuk do të ndikojë punën e institucionit. Ai theksoi se SPAK vepron çdo herë që has shkelje të ligjit, pa marrë parasysh kontekstin politik apo kohën.
Deklaratat për arrestime gjatë fushatës
I pyetur mbi mundësinë e arrestimeve gjatë periudhës së fushatës, Dumani deklaroi:
“Ne nuk kushtëzohemi nga fushata zgjedhore. Ligji na detyron të ndërhyjmë sa herë konstatojmë shkelje të tij. Jemi në shërbim vetëm të ligjit.”
Çështja Meta dhe precedentët me Berishën
Në lidhje me mundësinë e trajtimit të një rasti të ngjashëm për Ilir Metën si për Sali Berishën gjatë periudhës zgjedhore, Dumani u shpreh:
“Ne respektojmë vendimin e gjykatës. Kur një vendim nuk përputhet me ligjin, ne kemi të drejtën ta apelojmë në një instancë më të lartë. Për çështjen në fjalë, masat tona janë gjykuar të drejta nga Gjykata Kushtetuese.”
Këto deklarata tregojnë përkushtimin e SPAK për të qëndruar i pavarur dhe për të zbatuar ligjin pa ndikuar nga faktorë politikë.
FAQJA KRYESORE POLITIKË Dumani/SPAK nuk ndikohet nga fushata zgjedhore! Ja si i përgjigjet pyetjes për...