Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj

0

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar edhe ceremoninë mortore.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por edhe me dashurinë, nderin, dinjitetin dhe fisnikërinë e saj të pafundme,” ka shkruar ai.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 4 shkurt, në orën 12:00, në Varrezat e Maminasit.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve.

Artikulli i mëparshëmHumbja tragjike e gazetarit të njohur: Bashkëshortja e tij prek me fjalët emocionuese
Artikulli i radhësTragjedia në Shkodër: Prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit pas vetëvrasjes tragjike