Arrestohet i riu që rekrutonte eskortat e huaja për prostitucion në Shqipëri

0

Një operacion policor ka çuar në prangosjen e një të riu që organizonte dhe rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion në Shqipëri përmes faqeve online. 36-vjeçari, i cili ka përfituar rreth 200,000 euro nga kjo veprimtari e paligjshme, është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjatë hetimeve, policia ka proceduar penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, të cilat ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, janë sekuestruar 7,000 euro dhe 6 celularë, të cilët dyshohet se janë përdorur për organizimin e aktivitetit ilegal.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.

Artikulli i mëparshëm40-vjeçari plagoset me thikë në Korçë, autor i paidentifikuar
Artikulli i radhësPanik në Santorini: Tërmetet shkaktojnë eksod masiv nga ishulli