Vidhnin në banesa, arrestohen dy persona në Elbasan

0

Policia e Peqinit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, ka finalizuar me sukses operacionin policor “Revealed”, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive.

Dy shtetas janë arrestuar si autorë të dyshuar të të paktën 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë dy viteve të fundit në banesa të pabanuara në Peqin. Në pranga ranë:

  • A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje
  • I. S., 48 vjeç, banues në Durrës

Të dyshuarit kanë grabitur banesa të shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, duke përfituar nga mungesa e tyre.

Nën hetim janë vënë edhe:

  • A. Q., 49 vjeç, që ndihmoi në transportimin e sendeve të vjedhura me automjetin e tij
  • K. B., 65 vjeçe, që kishte dijeni për krimin dhe ua kishte dhënë me qira ambientin ku grumbulloheshin mallrat e vjedhura

Në kërkim është shpallur shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, që dyshohet se ka përdorur makinën e tij për të ndihmuar në vjedhjet.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

  • 4 televizorë
  • 5 kondicionerë
  • 6 biçikleta
  • Pajisje elektronike e elektrike
  • Orendi shtëpiake
  • Bizhuteri
  • Municion luftarak
  • 1 automjet i përdorur për vjedhjet

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.


Artikulli i mëparshëmShiste drogë në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar
Artikulli i radhësPërkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit dhe mjeteve të vogla në Vlorë