Rama nga Vlora: Socialistët në burg? Janë me gishtat e dorës – Ne jemi miliona që luftojmë për drejtësinë

0

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Vlorë, komentoi zërat mbi arrestimet e zyrtarëve socialistë, duke theksuar se ata që përballen me drejtësinë mund të numërohen me gishtat e dorës dhe nuk përfaqësojnë shumicën. Në të kundërt, sipas tij, Partia Socialiste ka ngritur themelet e një drejtësie të pavarur që tashmë mban “shpatën në dorë”, dhe kjo drejtësi është e barabartë për të gjithë.

“Shpatën që e ka në dorë drejtësia, e mbaja unë më parë – aty në zyrë. Sot atë shpatë e ka drejtësia, këtë e kemi bërë me vetëdije,” – deklaroi Rama.

Ai u shpreh se ata që akuzojnë PS-në për përfshirje në korrupsion apo që përmendin burgjet, “na marrin të keqen”, duke i quajtur përjashtime të rralla. Kryeministri theksoi se janë pikërisht socialistët ata që po përballen me reformimin e sistemit dhe po luftojnë për drejtësi.

“Ata që përballen me drejtësinë janë me gishtat e dorës. Ne që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi ndoshta dhe 1 milion,” përfundoi Rama, duke i qëndruar besnik narrativës së tij për reformën në drejtësi dhe goditjen e korrupsionit, pa përjashtuar anëtarë të mazhorancës.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur kritikat për arrestimet e zyrtarëve të afërt me Partinë Socialiste janë shtuar, por ai duket se e përdor këtë fakt për të theksuar se drejtësia është e pavarur dhe nuk kontrollohet më nga politika.

Artikulli i mëparshëmFoto me Veliajn “djeg” kandidatin për GJKKO, kushtetuesja vendos për ligjin e SPAK-ut
Artikulli i radhësVrasje me armë në Vushtri: 19-vjeçari humb jetën, një tjetër mbetet i plagosur