Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është shtruar në spital, raporton BBC, 10 ditë pasi rezultoi i prekur nga koronavirusi i ri.
Lajmin e konfirmoi edhe Doëning Street, selia e Kryeministrit. Një zëdhënese tha për mediat se Johnson “vazhdonte të kishte simptoma të persistente të koronavirusit”.
Vendimi për shtrimin në spital u pëshkrua si një masë parandaluese, e marrë pas këshillimit me mjekët e tij.
Johnson do të vazhdojë të drejtojë kabinetin qeveritar edhe pse deri tani ka pasur kollë dhe temperaturë të lartë, çka ka bërë që të shtrohet për testime të mëtejshme.