Raporti për negociatat me BE: Qeveria flet për 6 hetime të reja për korrupsion të lartë në 2025

0

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një raport për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, ku përfshihen edhe të dhëna për korrupsionin, krimin e organizuar dhe gjendjen e sistemit të drejtësisë. Sipas versionit zyrtar, në vitin 2025 janë hapur 6 hetime të reja për korrupsion në nivele të larta, janë paraqitur 10 aktakuza dhe janë regjistruar 5 dënime përfundimtare.

2026-04-23-raporti-per-negociatat-me-be-qeveria-flet-per-6-hetime-te-reja-per-korrupsion-te-larte-ne-.jpeg

Shifrat për korrupsionin e nivelit të lartë

Në kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, raporti i qeverisë paraqet bilancin e vitit 2025 për çështjet e korrupsionit në nivele të larta.

Krimi i organizuar dhe pastrimi i parave

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 74 hetime të reja për krimin e organizuar dhe janë paraqitur 18 aktakuza të reja. Po sipas të njëjtit dokument, janë siguruar 61 vendime gjyqësore të formës së prerë.

Për pastrimin e parave, qeveria raporton 207 hetime të reja dhe 23 aktakuza. Në fazën gjyqësore, dokumenti flet për 16 vendime të formës së prerë dhe 16 dënime përfundimtare.

Korrupsioni jashtë nivelit të lartë

Në kategorinë e veprave penale të lidhura me korrupsionin, por jo në nivel të lartë, raporti paraqet volum dukshëm më të madh shifrash.

Sipas të dhënave zyrtare, në 2025 janë regjistruar 878 hetime të reja dhe 236 aktakuza. Më tej raportohen 287 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 221 dënime përfundimtare.

Qeveria pretendon ulje të backlog-ut në gjyqësor

Raporti evidenton edhe një rënie të çështjeve të prapambetura në sistemin e drejtësisë. Sipas dokumentit, në fund të vitit 20241 numri i përgjithshëm i backlog-ut në gjyqësor ishte 137,101 çështje, rreth 2% më i ulët se një vit më parë.

Në Gjykatën e Lartë, sipas raportit, ulja paraqitet më e ndjeshme. Deri më 31 dhjetor 2025 backlog-u rezulton 14,081 çështje, me reduktim 24% krahasuar me vitin 2024 dhe 60% ulje kumulative nga pika maksimale e korrikut 2020 deri në fund të vitit 2025.

Të dhënat vijnë nga raporti që qeveria i ka dërguar Kuvendit në kuadër të negociatave me BE-në dhe mbeten, për momentin, pjesë e një bilanci zyrtar institucional.

Shifrat tregojnë aktivitet procedural në disa fronte, por raporti nuk jep më tej detaje publike mbi profilin e çështjeve, nivelin e zyrtarëve të përfshirë apo peshën konkrete të vendimeve të formës së prerë.

Artikulli i mëparshëmBarcelona konfirmon dëmtimin e Lamine Yamal, mbyll sezonin në La Liga
Artikulli i radhësAtentati ndaj Arjan Ndojës, deputeti i PD dëshmon në GJKKO për dosjen e vitit 2019