Grekët në radhë për të bërë plazh, ja rregullat që ka përcaktuar qeveria për distancim social

0
Greqia1

Grekët kanë shkuar nëpër plazhe këtë të shtunë, teksa më shumë se 500 të tilla janë hapur, pasi vendi po shikon mundësinë që të mund të rifillojë aktivitetin normal, pas situatës së pandemisë të koronavirusit.

Në Greqi, turizmi përbën edhe sektorin që sjell më shumë të ardhura dhe është shumë i zhvilluar. Po ashtu, shkuarja e njerëzve nëpër plazhe përkon edhe me të nxehtin e këtyre ditëve të majit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Plazhistëëve iu kërkohet që të mbajnë distancë me njëri tjetrin e madje edhe cadrat duhet të kenë distancën e duhur, në mënyrë që të mos ketë më rikthim të pandemisë së Covid-19.

Qeveria ka vendosur që të mos lejohen nëpër plazhe më shumë se 40 njerëz për 1000 metra katror, ndërsa cadrat duhet të jenë larg me njëra tjetrën 4 metra. Në Alimos, plazh në jug të Athinës, njerëzit ishin në radhë për të gjetur vend e për të pushuar në bregdet.

Një pushues i quajtur Yannis Tentomas tha për mediat e huaja se plazhi është shumë mirë për moshat e vjetra, pasi kanë kaq shumë kohë që qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Menaxheri i plazhit, Nikos Venieris, u shpreh se njerëzit duhet të ndjekin rregullat e qeverisë, ndërsa ka shtuar se shpreson që këto norma të mund të ndiqen nga ana e personave që shkojnë në plazh, gjatë gjithë verës. Shumë vende në glob kanë rifilluar hapjen, duke shpresuar të ringrenë ekonominë e tyre të rrënuar nga Covid-19.

Artikulli i mëparshëmVanity Fair: Princ Harry ndihet i humbur në Los Angeles. Ka ngelur i trishtuar, pa miq e pa punë
Artikulli i radhësFrymëzuar nga NASA, koncepti i pajisjes që të mbron plotësisht nga Covid-19