Frymëzuar nga NASA, koncepti i pajisjes që të mbron plotësisht nga Covid-19

0

Krizat nxisin bizneset që të diversifikojnë aktivitetet e tyre, për t’u përshtatur me kushtet e reja me të cilat duhet të përballen dhe me nevojën që ka tregu.

Prej disa javësh, nevoja e tregut global ka qenë për materialet mbrojtëse kundër Covid-19, përfshirë këtu edhe maskat e fytyrës. Pikërisht për maskat kompania amerikane Indiegogo, një kompani që nxit dhe promovon idetë e reja të të bërit biznes, ka paraqitur konceptin e saj.

Nuk bëhet fjalë për një maskë tradicionale, por për një pajisje që izolon plotësisht pjesën e kokës së njeriut, përfshirë pjesën e tejdukshme me xham në fytyrë, BioVYZR përmes filtrave të vendosur në pjesën e gjoksit, pajisja pastron ajrin dhe shmang, sipas kompanisë, deri në 99 për qind thithjen e viruseve dhe baktereve të dëmshme për organizmin.

Pajisja vendoset mbi shpatulla, pra nuk peshon mbi kokë dhe mbërthehet lehtësisht nën sqetulla. Aktualisht gjithçka mbetet në kuadër të një ideje dhe vetëm një prototip është realizuar. Por, Indiegogo është optimiste se për prodhimin masiv të tyre do të gjejë shpejt një investitor.

Artikulli i mëparshëmGrekët në radhë për të bërë plazh, ja rregullat që ka përcaktuar qeveria për distancim social
Artikulli i radhësBasha: Vendi në krizën më të thellë ekonomike të 30 viteve të fundit