Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rregullat e reja duke filluar nga hëna.
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë: Fieri kthehet “në zonë e gjelbër”, hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra, fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00.
Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve, vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjetevenë zonat e kuqe, qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri.
Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal.