Policia e Tiranës në aksion për fshirjen e parullave: “Pështy mbi Veliajn”

0

Policia ka nisur të hënën, heqjen e posterave e parrullave kundër kryebashkiakut Erion Veliaj nga muret dhe shtyllat.

Posterat, të cilët përmbajnë fytyrën e Veliaj dhe mbishkrimin ‘Pështy këtu’ janë vënë në gjithë qytetin ditët e fundit, pas vendimeve të njëpasnjëshme të Veliajt për të shembur Teatrin Kombëtar – fillimisht duke marrë pronësinë e tokës, pastaj duke miratuar shembjen e teatrit në një mbledhje Këshilli Bashkiak të paligjshme dhe në fund, duke shembur teatrin në orën 4:30 të mëngjesit, fsheshurazi, në shkelje të ligjit dhe duke ushtruar dhunë mbi qytetarët që po e mbronin atë shkruan Exit.al.

Artikulli i mëparshëmProtesta e sotme/ I bashkohet Lëvizja Vetëvendosje Tiranë
Artikulli i radhësPD publikon pamjet e ndërhyrjes së policisë te Teatri Kombëtar: Merrni personat shpejt