Naomi Campbell, supermodelja e famshme, ka ditur sërish si të tërheq vëmendjen me fotot më të fundit të shkrepura në metronë e New York.
Pas pak ditësh ajo bën 50-vjeç, por mbetet një nga top modelet që ka bërë histori në botën e modës dhe pavarësisht moshës vazhdon ende të mbetet ndër modelet më të kërkuara. Supermodelja ka pozuar së fundmi nudo, ndërsa mbulon pjesë të trupit vetëm nga një çantë.
Campbell duket e mrekullueshme, ndërsa ka vërtetuar edhe një herë se e meriton epitetin “mbretëresha e pasarelave” nga stilistët e fotografët.