Koronavirusi shkakton kaos në industrinë ushqimore të Britanisë së Madhe. Fermerët derdhin mijëra litra qumësht

0

Fermerët e qumështit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duhet të hedhin dhjetëra mijëra litra qumësht për shkak të një rënie masive të kërkesës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Me mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, kërkesa nga industria e shërbimeve ushqimore është ulur deri në 50 për qind, shkruan DailyMail.

Siç thuhet më tej, shpërndarësit e qumështit kanë dështuar të paraqiten për të mbledhur furnizimet pasi impiantet e tyre të përpunimit janë të mbushura dhe ata kanë arritur kapacitetin e tyre të depozitimit.

Madje ekspertët e industrisë besojnë se rreth 300 fermerëve u është dashur të derdhin qumështin pasi prodhimi nuk mund të ruhet më.

Midis tyre është Clive Stickland i cili tha: “Më është dashur të derdh rreth 16,000 litra kur mora një email përmes së cilit më bëhej e ditur se nuk do të kishte asnjë grumbullim. Nuk kisha kapacitet ruajtjeje për ta mbajtur qumështin, kështu që duhej të derdhej”.

”Të gjithë e kuptojmë pse kërkesa ka rënë, por është akoma e dhimbshme për të ‘hedhur’ produktin tonë”.

Për ta dëshmuar këtë, Stickland, 62 vjeç, filmoi veten duke hapur çezmën në një rezervuar qumështi në fermën e tij pranë Billingshurst, West Sussex.

Rreth 300 lopët e tij prodhojnë deri në 8000 litra qumësht çdo ditë dhe ai ka një grumbullim të planifikuar nga cisterna çdo ditë.

Artikulli i mëparshëmÇfarë rreziku paraqet koronavirusi për nënat dhe foshnjat gjatë shtatzënisë dhe lindjes?
Artikulli i radhësWhatsApp i shpall lufte “Fake News”