Putin:Boris Johnson do ta kalojë koronavirusin “me sensin e tij të humorit”

0

Presidenti rus Vladimir Putin i ka uruar sot shërim të shpejtë kryeministrit britanik Boris Johnson duke insistuar se “sensi i tij i humorit” do ta ndihmojë të mundë koronavirusin.

Johnson është shtruar në spital prej të dielës dhe dje u cendos në kujdes intensiv për përkeqësimit të simptomave.
Presidenti Putin iu bashkua sot numrit në rritje të liderëve botërorë që i dërgonin urime shërimi të shpejtë kryeminsitrit të njohru shkurt si ‘BoJo’.

Putin ka qenë edhe vetë në izolim prej frikës së kontaktit me sëmundjen vrasëse, ndërsa tha sot në mesazhin e tij se “energjia, optimizmi dhe sensi i humorit” i kryeminsitrit Johnson do ta ndihmojë të vrasë sëmundjen, e cila tashmë ka vrarë 75,000 njerëz në të gjithë botën.

Në telegramin e tij Putin tha: “I dashur kryeministër, dua t’ju shpreh mbështetjen time të sinqertë gjatë kësaj kohe të vështirë. Jam i sigurtë që energjia, optimizmi dhe sensi juaj i humorit do t’ju ndihmojnë të mundni sëmundjen. Ju uroj shërim të shpejtë e të plotë”.

Artikulli i mëparshëmKafshët në Kopshtin Zoologjik bien në depresion nga mungesa e vizitorëve! Shikoni cfarë bëjnë punonjësit për ti sjellë në humor
Artikulli i radhësRama apel bankave: Ja çfarë duhet të bëni kur ju ka skaduar karta e identitetit