Lajme jo fort të mira vinë ditën e sotme dhe nga Gjermani, e cila deri më tani ja kishte dalë të mbante nën kontroll numrin e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri. Shumë shtete kishin filluar ti referoheshin eksperiencës gjermane sa i takon menaxhimit të pandemisë, por shifrat e ditës së sotme janë pesimiste.
Vetëm gjatë 24 orët e fundit humbën jetën 333 persona, numri më i lartë i regjistruar deri tani nga fillimi i pandemisë. Numri total i viktimave ka shkuar në 3434, njofton “Bild”.
Gjithashtu në ditën e fundit janë regjistruar 5.633 raste të reja, një rritje kjo më e lartë sesa ditët parardhëse.
Numri total i personave të shëruar në Gjermani ka shkuar në 46.300, nga 36.081 që ishte ditën e djeshme.
Megjithë rritjen e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, Gjermania po shqyrton mundësitë për lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe hapat e parë mund të ndërmerren menjëherë pas Pashkëve, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.