“Nuk është frikë, ky është realiteti. Ekziston një rrezik i madh që shumë skuadra t’i humbasim për shkak të krizës”. E ka thënë Andreas Seidl, njeriu kryesor i skuderisë McLaren në një intervistë për “Bbc”. “Gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë njerëzit tanë, ndaj nuk do të nisë sezoni deri kur të jenë kushtet e plota të sigurisë,” ka shpjeguar 44-vjeçari gjerman. “Ndaj do të varet kryesisht nga linjat që do të ndjekin vendet tona të origjinës dhe duhet të shohim nëse kjo do na lejojë që të garojmë”, ka shtuar ai.
“Duhet vënë një limit më të ulët në buxhet. Kemi propozuar 100 milionë dollarët. Nuk shoh asnjë shenjë që FIA të mos jetë edhe sezonin tjetër. Rrezikun më të madh e kanë skuadrat dhe nëse nesër nuk marrin masa të rëndësishme mund të humbasim ekipe. Duhet të kursejmë shumë shpenzime dhe të vëmë një limit buxheti më të ulët për të krijuar një sport më të shëndetshëm nga pikëpamja financiare”.