New York/ Guvernatori: “Ne do ta mundim bishën, por….”

0

Vdekjet e përditshme të koronavirusit në New York kanë rënë në më pak se 500 për herë të parë që nga 2 prilli, tha Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo të hënën, ndërsa i kërkoi qeverisë federale t’u jepte punëtorëve të frontit një shpërblim prej 50 përqind.

Në New York kishte 478 vdekje të COVID-19 të dielën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 14 347.

Cuomo tha se Nju Jorku kishte kaluar kulmin dhe po zbriste ‘anën tjetër të malit ’, por që virusi sërish paraqiste kërcënim aq sa për ta mbajtur shtetin në mbyllje.

Në spitale, numri i të shtruarve u ulën me 110 me 1,180 pacientë të rinj të pranuar të dielën.

Cuomo tha se ndërsa numri i të vdekurve ishte ende ‘jashtëzakonisht i lartë’, porse të dhënat po shkojnë në drejtimin e duhur.

“Do të kapërcejmë këtë moment. Ne mund të kontrollojmë bishën. Ne kemi shumë punë për të bërë për të rihapur vendin”, tha ai.

Ai po e nxit Presidentin Trump që të rrisë aftësinë e shteteve për të kryer testime në masë, dhe të sigurojë të njëjtën bujari për punëtorët e vijës së parë siç ka treguar për punonjësit për linjat ajrore dhe bizneset e mëdha me ndihma financiare.

Artikulli i mëparshëmShtetet europiane/ Hapat e para të daljes nga karantina
Artikulli i radhësTrondit Parisi: Gjenden gjurmë të koronavirusit edhe në ujë