Mesfushori francez Paul Pogbas nuk ka të ardhme te Unitedi. Skuadra angleze ka marr vendim të mos i rinovojë kontratën Manchester United.
Djajtë e Kuq kanë vendosur ta shesin yllin francez gjatë afatit kalimtar veror pasi kjo është edhe dëshira e lojtarit.
Mediat angleze kanë raportuar se tanimë Manchester United i ka vendosur edhe çmimin e largimit lojtarit i cili ka vlerë 100 milionë euro.
Real Madrid, Juventus, Paris Saint Germain dhe së fundmi Inter janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.