Arben Ahmetaj dukej se nuk e kishte të plotësisht qartë se si formohej 600 milionë euroshi i projektuar të të ndihmuar për situatën me Covid në vend.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht i ngarkuar me menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19 ishtë mbrëmë në ‘Opinion’, kur i pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se si formohej kjo shumë, ironikisht ish-ministri i Financave dhe i Ekonomisë u ngatërrua në bërjen e llogarive.
“120 milionë paketa e parë, 70 milionë paketa e dytë, 150 heqja e kamatave, shkojnë 340 milionë. Edhe instrumenti i garancisë 100 milionë, u bënë 440 milionë. Plus paketat e dyta dhe këto kanë dalë…” – deklaroi Ahmetaj, pa arritur të sqarojë 600 milionë euroshin e pretenduar./ Lapsi.al