COVID-19/ Rritet numri i viktimave në Itali. 205 të vdekur më shumë se dje

0

Italia ka shënuar sërish rritje të frikshme viktimave nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit, ku janë regjistruar 205 të vdekur më shumë se një ditë më parë.

Autoritetet italiane raportuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 474 viktima nga COVID-19, nga 269 viktima që ishin dje.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Itali është rritur në 79.914, teksa vetëm sot u regjistruan 1665 të shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1900 raste të reja pozitiv me Covid-19, kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 209.329.

Artikulli i mëparshëmKryemadhi takim fasonet: Të fitojmë kohën e humbur, Rama bën propagandë
Artikulli i radhësGjithnjë e më shumë demokraci minojnë shtetin juridik