Nënkryetari i LSI sulmon Ramën: I ka gënjeshtrat si zahire

0

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një video nga kantieri i ndërtimit ku do të ngrihet edhe aeroporti i Kukësit, vjen një koment nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se Rama kur nuk ka punë, “vërvitet në aeroportin e Vlorës ose të Kukësit’ që sipas tij i ka si zahire gënjeshtrash.

“I inauguron nga 10 here, ul avione imagjinare ose thote do punësojë ne Kukes 12 mije vete lëre lëre se ç’vete me të.”, shkruan Vasili.

MESAZHI I VASILIT
Edi Rama kur s’ka pune i vërvitet ose aeroportit te Vlores ose te Kukesit!
Sot e pati kismet Kukesi.

Keto dy aeroportet i ka si zahire genjeshtrash.
Kur e kupton qe i mbarojne genjeshtrat, i kthehet bam Kukesit ba bam Vlores, pastaj bam Lasgushit ba bam Migjenit.
I inauguron nga 10 here, ul avione imagjinare ose thote do punesoje ne Kukes 12 mije vete lëre lëre se ç’vete me të.
Edi rri nje dite pa genjyer se s’te gjen gjë.
Te nesermen futja sa per dy dite bashke.
Ja lexojeni cfare shkruan dhe qeshni, se edhe me budalleqet qeshet ndonje here:
Mesazhi i Rames
“MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin,”

Artikulli i mëparshëmKurti i drejtohet Komisionit të Venecias për kompetencat e Thaçit
Artikulli i radhësUrsula von der Leyen: “Vaksina e COVID, jo vetëm për të pasurit”! BE do e çojë në çdo cep të botës