Rama: Prezanton planin e rindërtimit të Krujës pas tërmetit. Ahmetaj: I vetmi merak që kemi është…

0
Edi Raama

Është prezantuar sot plani i rindërtimit të Bashkisë së Krujës, e cila ishte ndër zonat e prekura nga tërmeti i 6 tetorit. Gjatë një mbledhje online, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës Elva Margariti, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kanë raportuar para kryeministrit Edi Rama, ku treguan detaje nga ky plan rindërtimi.

Ishte pikërisht ministrja Margariti, ajo që bëri prezantimin e këtij plani, ndërsa theksoi se programi i Rindërtimit në Krujë synon jo vetëm akomodimin në banesa të reja për të gjithë të të dëmtuarve nga tërmeti, por edhe infrastrukturë të re dhe shërbime të shtuara e cilësore në të gjithë zonën.

“Zona për rindërtim e Krujës, është 1.5 ha. Zona e rindërtimit ka parë të nevojshëm dhe rigjenerim urban. Në situatën aktuale, ndërtesat që janë dëmtuar, kanë qenë të vjetra. Ato kanë pasur dëmtime të mëdha. Brenda zonës ë rindërtimit sipërfaqja për prishje është rreth 26 mijë metra katrorë. Janë 26 banesa kolektive dhe në zona të tjera, ka 8 banesa. Kemi ndërmarrë dhe një planifikim për ndërtesat publike. Është menduare që pozicionimi i banesave të jetë rreth zonave të gjelbëruara.”, tha Margariti.

Ndërkohë, Rama pyeti kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit se do të rifillojë puna për jetësimin e këtij programi.

Rama: Drejtor kur bëhem gati të rifillojmë punën këtu?
Drejtori Dritan Agolli: Rruga për ndërtimin e tyre është e hapur, pasi masterplani është gati.
Rama: Kur parashikohet të fillojë procesi?
Drejtori: Prishja mund të rinisë që javën që vjen. Po plotësojmë dosjet për shpronësimin e pronarëve. Për prokurimin e dizajnit të banesave, do e marrim vendimin këtë javë.

Rama-pyet kryetarin e Bashkisë së Krujës: Jemi gati që të rifillojmë prishjet javën e ardhshme?!
Artur Bushi: Siç bëmë edhe në Thumanë, jemi gati dhe në Fushë-Krujë dhe në Krujë.
Rama: Në Thumanë ka akoma prishje?
Bushi: Vetëm pak objekte ka.
Rama: Kur fillon infrastruktura në Thumanë?
Drejtori: Për infrastrukturën mbyllim shumë shpejt marrëveshjen për Thumanën.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ministri Ahmetaj theksoi se i vetmi merak në këtë proces është shpronësimi i pronarëve që duhet të kenë sipas tij parasysh edhe kryetarët e bashkive.
Ministri Ahmetaj: Këto çështje u evakuuan nga ministrja dhe drejtori. I vetmi merak që kemi nga ana proceduriale është procesi i shpronësimit, që kryetarët, si në rastin e kryetarit të bashkisë së Krujës, të përshpejtojmë pjesën e Thumanës, ashtu sikurse në Kurbin dhe në Laç. Të dyja VKM mendoj që të vijnë javën që vjen në qeveri dhe të nisë procesi i pagesës për të gjithë ata që janë të shpronësuar në bazë të ligjit.
Rama: Ofertën e parë të këtyre që janë në të drejtën e tyre, subjekt i marrjes së një pagesë për pronën. Duhet t’ua bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do të humbasin në objekt apo hapësirë të caktuar, t’u propozohet që të marrim kompensimin nga ndërtimi, një hapësirë të mirë dhe të favorshme. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta dhe për ata vet që të kenë mundësi që të fitojnë në pasuri të patundshme dinjitoze. Nëse nuk duan, ne do procedojmë me procedurën ligjore të shpronësimit.

Artikulli i mëparshëmMakina del nga rruga në Vorë, përplas policin në krye të detyrës
Artikulli i radhësFSHF tjetër letër për qeverinë: Ky është protokolli, kërkojmë bashkëpunim