Vasili publikon emrat që përbëjnë Komitetin e Ekspertëve të COVID 19: Është Task Force e politike, aspak një grup ekspertësh

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi se grupin e ekspertëve të COVID 19 e drejton zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Sipas Vasilit, drejtimi prej një zv.ministre është tërësisht i paligjshëm dhe dhunshëm godet detyrimet e ligjit. Ai thotë po ashtu se i gjithë grupi, duke publikuar kështu emrat e tyre, përbëjnë një task force të qeverisë dhe aspak një grup ekspertësh.

STATUSI I PLOTE
Politizimi antiligj i Komitetit te eksperteve te Pandemise!!!
Ministrja Manastirliu ka deklaruar dje se:
““Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme”.
Po cfare kerkon LIGJI Nr. 15/2016
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.
Ne Nenin 24 pika 7 dhe 8 percakton:
“7. Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë,
paanësisë dhe transparencës”.
“8. Çdo ekspert duhet që, përpara çdo vlerësimi, të plotësojë një deklaratë të konfliktit të
interesit dhe përkushtimit, duke përfshirë këtu çdo aktivitet, pozicion, rrethanë ose fakte që
përfshijnë interesa të lidhur, në mënyrë direkte apo indirekte, me atë që ai do të kryejë, në
mënyrë që të identifikohen interesat që mund të konsiderohen të dëmshme për pavarësinë e këtyre ekspertëve.”
Drejtimi i grupit te eksperteve nga Zv.Ministrja eshte teresisht i paligjshem dhe dhunshem godet detyrimet e ligjit sic duket shume qarte.
Ku eshte ekselenca,pavaresia,paanesia dhe trasparenca, kur drejtimi eshte politik nga nje zv.ministre politike, e cila nuk eshte as eksperte e fushes?
A e kane plotesuar ekspertet deklaraten konfliktit te interesit dhe perkushtimit qe sigurojne pavaresine e tyre sipas nenit 24 pika 8 te ligjit?

I gjithe grupi eshte nje task force e qeverise dhe aspak nje grup ekspertesh.
Ne te gjithe grupin ka vetem nje epidemiologe, qe eshte Silva Bino, ne nje kohe qe duhej te ishte e kundrta dhe shumica dermuese duhej te ishin epidemiologe pasi kemi te bejme me nje pandemi.
Ç’pune kane drejtore qeverie gjithfaresh ne nje grup, qe duhet te perbehet nga eksperte te mirefillte?
Si mund te jene te pavarur drejtoret e qeverise?
Kjo eshte ta shnderrosh te ashtuquajturin grup ne nje freskore te qeverise dhe asgje me shume.

Shiheni grupin e quajtur Komiteti i përkohshëm për infeksionin e Covid-19 qe u ngrit më 31 janar 2020.

Kryesohet nga zëvendësministrja Mira Rakacolli dhe përbëhet nga 11 anëtarë të tjerë:
Flutra Beqo, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë
Albana Fico, drejtoreshë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP)
Silva Bino, drejtoreshë në ISHP
Vjollca Braho, kryeinspektore e ISHP-së
Najada Como, përgjegjëse shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT)
Tritan Kalo, mjek infeksionist në QSUT
Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare
Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetesor
Andi Koraqi, përgjegjës shërbimi në QSUT
Gjeorgjina Lito, infeksioniste pediatre në QSUT
Narvina Sinani, drejtoreshë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Natyrshem lind pyetja:
Cfare kerkon te fshehe qeveria, qe e shtrengon ate te shkele haptas ligjin duke krijuar nje komision te tille??

Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ 12 raste të reja në 24 orë, rikthehet rreziku në Fier e Shkodër
Artikulli i radhësProf.Artan Hoxha shpall kandidaturën për Rektor të Universitetit të Tiranës.