“Jo se e kam bërë unë, por zoti e ka qëndisur dhe anash i vin të gjitha!” I komentojnë Albërije Hadërgjonajt për vajzën: Ruaje se bredh lule më lule

0

Albërije Hadërgjonaj është një nënë krenare për vajzat e saj dhe këtë nuk heziton ta tregojë asnjëherë.

Instagram-in e saj e përdor gjithmonë për të shprehur për vajzat e saj, sidomos për Anxhelinën e cila ka vendosur të ndjekë karrierën si këngëtare.

Së fundmi, Albërija ka publikuar në Instagram një video seksi të vajzës së saj ku shkruan se ajo është e veçantë dhe të tjerat i vijnë anash.

Videoja është shoqëruar me komente të shumta dhe mes tyre bie në sy ai i një vajze, e cila i ka thënë Albërijes të mbledhë vajzën.

Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Anxhelinës, e  cila ka reaguar menjëherë.

Për atë punë të më vish anash dhe ti. Lule më lule mos bredh vet ti”, i është përgjigjur Anxhelina.

Në komente, Albërija ka zbuluar se vajza e saj do i rikthehet muzikës pas një shkëputjeje të shkurtër.

Ajo ka gati projekte të reja muzikore që peitet të publikohen në vazhdim.

Artikulli i mëparshëmAriana Grande prezanton të dashurin e saj të ri, në klipin e fundit
Artikulli i radhësCOVID-19 ul me 99% numrin e pasagjerëve. Lufthansa kërkon 9 miliardë euro ndihmë nga qeveria Gjermane