
Ambasadorët i janë rikthyer takimeve në selinë blu. Mësohet se ambasadori gjerman Peter Zingraf ndodhet tashmë në selinë e Partisë Demokratike.
Zingraf është pritur pak çaste më parë në takim nga Lulzim Basha. Mësohet se në fokus të takimit janë zhvillimet politike në vend si edhe reforma zgjedhore.
