Shkon mbi 3 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA, ja cilat janë vendet më të prekura

    0
    Shba1

    Ka shkuar mbi 3 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Saktësisht, numri i të infektuarve me Covid-19 në SHBA ka shkuar në 3 040 833 njerëz.

    Ndërsa, numri i viktimave nga Covid-19 në Amerikë për shkak të virusit ka mbërritur në 132 979 persona.

    Në mbarë globin, numri total i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 11 744 397 individë.

    Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në botë ka shkuar në 540 764 njerëz.

    Shteti me më shumë të infektuar për shkak të Covid-19 në botë është SHBA-të, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Peruja, Spanja, Kili, Mbretëria e Bashkuar etj.

    Autoritetet ndërkombëtare shprehen se virusi tashmë ka gjetur fatkeqësisht, përhapje të gjerë edhe në vende të Amerikës Latine.

    Artikulli i mëparshëmPrapaskenat/ Basha pret diplomatin e rëndësishëm
    Artikulli i radhësInfektohen dy gjykatës, mbyllen dy institucione të rëndësishme