Michelle Obama rrëfen detaje nga martesa me ish-presidentin amerikan: Doja ta hidhja Barack Obamën nga dritarja

0

Michelle Obama ka rrëfyer se ka pasur raste kur dëshironte ta hidhte nga dritarja bashkëshortin e saj, Barack Obamën ndër foli hapur për marrëdhënien e tyre në çift.

Ish-Zonja e Parë tha se nëse çifteve të reja u ndodh kjo u shkatërrohet martesa, por sipas saj ajo dhe Barack Obama pavarësisht zënkave kanë “një martesë shumë të fortë”.

Michelle Obama dhe ish-presidenti amerikan festojnë muajin e ardhshëm 28 vjetorin e martesës së tyre.

“Kishte raste që unë doja ta hidhja Barack nga dritarja,”– u shpreh 56-vjeçarja teksa fliste me Conan O’Brien në Michelle Obama Podcast. “Por kjo nuk do të thotë se t’i duhet të heqësh dorë. Dhe këto periudha mund të zgjasin shumë. Ato mund të zgjasin me vite.”

Ndërsa në një postim në Instagram, ajo tha se martesa “kërkon shumë punë dhe ndershmëri me veten si edhe partnerin”.

“Kjo është një gjë që e kam mësuar. Do të doja të dëgjoja disa nga gjërat që keni mësuar për martesën dhe për veten tuaj,”– iu drejtua ajo 42 milionë ndjekësve në rrjetin social.

Çifti Obama do të festojnë 28 vjetorin e tyre të martesës në 3 tetor.

Artikulli i mëparshëm“Loja e madhe globale e shekullit 21”- Reuters: Pse Shqipëria dhe Serbia janë të rëndësishme për BE për dy metale të çmuara
Artikulli i radhësPasi zbuloi se ishte 5 muajshe shtatzënë dhe mbajti enigmë partnerin, shfaqet për herë të parë “Sulltanesha Hyrrem”