
Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, është shfaqur për herë të parë pasi zbuloi lajmin se ishte shtatzënë.
“Sulltanesha Hyrrem” publikoi një video në Instagram ku njoftonte hapjen e lokalit të saj të dytë në Berlin.
Në një moment, video u fokusua në barkun e saj ku qartësisht i rrumbullakosur.

Aktorja është zhvendosur nga Turqia për të jetuar në Berlin, ku ka hapur edhe dy lokale.

37-vjeçarja pak ditë më parë njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, por nuk zbuloi se kush është babai i foshnjës.

Ajo është në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe bebi pritet të lindë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Meryem është gjithashtu nënë e një vajze 6-vjeçare, të quajtur Lara me ish-partnerin Can Atesh.
