
Ngolo Kante ishte një nga lojtarët e kërkuar te Interi nga trajneri Antonio Konte në merkaton e verës, por drejtuesit e klubit italian nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje me Çelsin, për ta afruar mesfushorin në Serinë A.
Megjithatë sipas raportimeve të fundit, Kantenë mund të shikojmë me bluzën e Interit sezonin e ri. “Bombën” e lëshon media spanjolle “ TodoFichajes”, që raporton se Interi dhe Çelsi kanë arritur një marrëveshje dy javë më parë, që mesfushori francez të zbarkojë në Milano në merktaon e verës.
Në lajm, thuhet gjithashtu se te Çelsi dëshirojnë të rinovojnë skuadrën me lojtarë të rinj dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i hapin rrugën një largimi të mesfushorit. Në këtë mënyrë Konte do të kishte sezonin e ri lojtarin e shumë kërkuar, për të tentuar edhe suksese me skuadrën zikaltër.
