
Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të mahnisë me formën e tij në fushat e blerta, teksa ndonëse në moshën 39-vjeçare, suedezi është pika kyçe në sukseset e Milanit, teksa vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë pa pushim.
Tashëm jeta e sulmuesit suedez, do të bëhet film. Laki Red do të merret me biografinë e Ibrës, për të zbuluar gjithçka nga jeta e tij. Dy skenaristët e filmit që bazohet te biografia “Unë Ibra”, do të jenë Jakob Bekam dhe David Lagerkarnz.
Ajo që bie menjëherë në sy, është se aktori që do të luajë rolin e Ibrës nga mosha 17 vjeç deri në 23 vjeç është një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Granit Rushitin, futbollisti 20-vjeçar, i dalë nga akademia e Malmo dhe tani luan për skuadrën tjetër suedeze të Eslovs.

Filmi do të tregojë karrierën e Ibrahimoviçit, nga fillimi deri në këto momente kur po shkëlqen me Milanin.
Xhirimet tashmë kanë filluar në Suedi, qyteti i lindjes së Zlatan, tetorin e kaluar, dhe do të përfundojnë në Amsterdam në Holandë. Dalja përfundimatre e filmit është planifikuar për në vjeshtë 2021.
