Reagon Policia e Shtetit: Rastin e burrit të ministres Ibrahimaj e kemi çuar në Prokurori

0

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për lajmin që raportoi këtë të premte, duke bërë me dije se ata e kanë referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës për shtetasin Andri Ibrahimaj, burri i ministres socialiste Delina Ibrahimaj.

Oficeri i policisë gjyqësore ka mbajtur procesverbal për plagosjen me thikë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga burri i ministres, shtetasi Andri Ibrahimaj, si dhe i ka dhënë vendim mjeko-ligjor.

“Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal i është marrë deklarim shtetasve A.I., E.M. e O.M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.I.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.

Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban shtetasi E.K si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.

Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi E.K nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve.

Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht E.K që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tiji.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për veprimet e Policisë së Shtetit, pas marrjes së një kallëzimi, sqarojmë se:

Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E.K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A.I. Shtetasit E.K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor.

Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal i është marrë deklarim shtetasve A.I., E.M. e O.M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.I.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Artikulli i mëparshëmBurri i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së
Artikulli i radhësAntalya dhe Bodrum/ Mbeten sërish destinacionet më të preferuara të verës për Shqiptarët