“Nuk kam më stimuj”: McGregor shpjegon mërzinë në MMA

0

Tërhiqet për shkak të monotonisë. Conor McGregor shpjegon, në një intervistë për Espn, motivet e tërheqjes së tretë nga skena e MMA-së. “Kjo lojë nuk më stimulon më – ka thënë luftëtari irlandez -, gjithë kjo pritje e nuk ndodh asgjë”. Në realitet mërzinë e ka për mungesën e alternativave që ti shkojnë për shtat në të ardhmen: idea e Dana Ëhite ishte të ndeshej me fituesin mes Khabib Nurmagomedov e Justin Gaethje në shtator, por ai pritjen nuk e ka qejf: “Cfarë do të ndodhë në shtator? E dini? Duhet të më linte të ndeshesha unë e Justin për titullin e të shihnim cdo ndodhte”.

Peshën e saj e ka edhe pandemia, kundër së cilës McGregor është rreshtuar ndër aktivistët me donacione e dialog me politikanët irlandezë. Një si McGregor, që e ka bërë veten një biznes, ka nevojë për data e rrethana precize. “Për momentin bota po vuan, po ndodh gjithcka. Unë kisha objektiva, plane, një sezon përpara. Këta ndërkohë kanë ndërmend të më rrisin e ulin kilogramët duke më ofruar ndeshje idiote. E dini cfarë? Nuk më plas fare, jam jashtë tani”.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Artikulli i mëparshëmMe 10 euro në xhep, 73 ditë në aeroport: Futbollisti ganez i burgosur në terminalin e Mumbait
Artikulli i radhësFOTO/ Këtë verë vishuni si të doni, por 5 ngjyra janë në modë