Gratë e forta nuk pranojnë justifikime nga askush!

0

Gratë e forta janë gra të pjekura dhe të sigurta që dinë çfarë duan dhe çfarë nuk duan. Ato janë selektive dhe nuk lejojnë që të tjerët të ngatërrojnë zemrën e tyre, terrenin e tyre të shenjtë.

Këto gra dashurojnë, por mbi të gjitha ato duan veten e tyre. Ato kanë vetëvlerësim të lartë dhe gjithashtu kanë një vesh selektiv. Pranojnë të marrin premtime të sinqerta dashurie, por nuk pranojnë kurthet dhe, mbi të gjitha, justifikimet idiote.

Ato lëvizin fort kur është e nevojshme, por dinë të ecin me butësinë e një pende, nëse ndjehen të qeta. Ato u dorëzohen atyre që e meritojnë, por dinë të tërhiqen me klas, nëse nuk ka respekt.

Kanë jetuar përvoja të panumërta, si negative, ashtu edhe pozitive, dhe për këtë arsye dinë intuitivisht kur mashtrohen.

Ato e dinë se cilat janë justifikimet dhe cilat janë faktet. Këto gra, kur përpiqen të mashtrohen, zakonisht zgjedhin të veprojnë në heshtje, pa pasur nevojë të krijojnë një situatë stresuese, përfshirë ato që nuk e meritojnë. Më shumë sesa veprim i heshtur, këto gra të mrekullueshme dinë të shfrytëzojnë përpjekjen për të mashtruar veten e tyre duke e shpënë në një mënyrë delikate, në origjinë.

Mos pranoni justifikime nga asnjë njeri, sado i pashëm dhe inteligjent që ai mund të duket. Mbi të gjitha, gratë janë të denja për respekt dhe kurrë nuk duhet të nënvlerësohen.

Ka ende qenie njerëzore të shëndetshme në botë. Qenie njerëzore në kuptimin e mirëfilltë, të cilat nuk i injorojnë vuajtjet e të tjerëve dhe respektojnë fqinjët e tyre, përfshirë edhe bashkëudhëtarët. Ato e njohin rëndësinë e njerëzve me empati dhe shpresojnë që, me to, të mbesin njerëz me këtë cilësi.

Pra, mos pranoni justifikime idiotë të askujt! Mos merrni më pak se sa meritoni! / meb.al

Artikulli i mëparshëmKëngëtarja e famshme humbet tre persona nga koronavirusi
Artikulli i radhësWill Smith/ Ja lëvizjet…që trupit do t’i pëlqenin përpara një video call-i