Vdekja e George Floyd/ Apeli i vëllait: OKB të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë amerikane

0
George Floyd Memorial, Minneapolis, United States 04 Jun 2020

Vëllai i George Floyd, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të mërkurën të krijojë një komision të pavarur, për të hetuar vrasjet e afrikano-amerikanëve nga policia në SHBA.

Philonise Floyd tha se ai ka për detyrë që të kërkojë më shumë për vdekjen e të vëllait, George. “Viktima mund të isha unë në Mineapolis atë ditë. OKB në Gjenevë duhet që të hetojë urgjentisht rastin, të shqyrtojë racizmin dhe dhunën e policisë amerikane”, u shpreh ai.

Philonise Floyd deklaroii se Kombet e Bashkuara mund të sjellin drejtësi për vëllanë e tij, që ndërroi jetë gjatë një arrestimi më datë 25 maj 2020. “Shpresoj që ju do të konsideroni krijimin e një komisioni të pavarur hetimi për të hetuar vrasjet policore të njerëzve më ngjyrë në SHBA dhe të protestuesve”, shtoi ai.

Vdekja e George Floyd ka ndezur një sërë protestash në Amerikë, por edhe në vende europiane e kryeqytete të njohura botërore.

Artikulli i mëparshëmKoronavirusi ‘gjunjëzon’ Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 9 viktima dhe 193 raste pozitive në 24 orë
Artikulli i radhësAvokati i Popullit publikon raportin mbi veprimtarinë e KED-së: Probleme gjatë mbledhjeve, problematika gjatë hedhjes së shortit