Rihapja e kufijve të BE, ndalohet hyrja e amerikanëve: Rrezikohet edhe rajoni

0

Ambasadorët e vendeve të BE diskutojnë sot mbi planin e rihapjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian nga 1 korriku, dhe shtetasit amerikanë mund të jenë në listën e atyre që do të ndalohen të hyjnë.

Sipas burimeve në Bruksel, Brazili, Rusia, por edhe Maqedonia e Veriut mund të përjashtohen nga lista e vendeve të sigurta, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid-19. Lajmi u raportua me herët edhe nga Nju Jork Times.

Sipas Politikos, do të lejohen të udhëtojnë drejt BE-së, shtetasit e atyre vendeve që kanë një nivel infektimi të afërt apo nën mesataren e Bashkimit Europian, pra 16 ose më pak raste për 100 mijë vetë. Mbi bazë të përllogaritjeve Shqipëria nuk e plotëson këtë kusht, pasi numri i të infektuarve aktivë në 100 mijë vetë, rezulton të jetë më i lartë.

Politico pretendon se vetëm 47 vende do të jenë në listën e atyre që do të klasifikohen si të sigurta, e megjithatë, theksohet se lista do të rishikohet çdo dy javë.  Në konsideratë do të merren edhe reciprociteti e lidhjet me BE.

Përshembull, Franca kërkon t’i hapë dyert vendeve të caktuara, vetëm nëse ato do të veprojnë njësoj me të, ndërsa Spanja është e interesuar të hapë kufijtë me Marokun fqinj. Më herët, gjatë muajit Komisioni Europian theksoi si prioritet rihapjen e kufijve me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Artikulli i mëparshëmVIDEO: Maradona i dehur, vallëzon dhe tregon të pasmet
Artikulli i radhësNga pretendimet se e mbanin fshehur në shtëpi, e deri te bindja se është vrarë, Al Bano flet për zhdukjen e së bijës