Britania planifikon të hap ‘ura ajrore’ për destinacionet evropiane

0
Airplane interior

Britania e Madhe planifikon të hapë ”ura ajrore” që lejojnë udhëtimin pa karantinë në destinacionet kryesore europiane, pas lehtësimit të kufizimeve nga koronavirusi, përcjell ATSH.

“Italia, Spanja, Gjermania, Austria, Turqia, Greqia, Franca, Belgjika, Holanda, Portugalia, Gjibraltari dhe Bermuda pritet të jenë në një listë të kombeve të ‘urës ajrore’ që do të shpallet të hënën”, raportoi “Daily Telegraph”.

Lexo edhe: Të gjithë fëmijët nga Rinasi fluturojnë falas/ Kompania ajrore bën të ditur lajmin bombastik

Këshilltari i qeverisë për udhëtimet, Paul Charles, i cili ka udhëhequr një fushatë kundër vendosjes së karantinës për shumicën e mbërritjeve në vend që nga 8 qershori, tha se priste që destinacionet me kohë të shkurtër të mbizotërojnë në listë.

Charles përmendi Francën, Italinë, Spanjën, Belgjikën, Irlandën, Holandën, Greqinë dhe Gjibraltarin si destinacione të pritshme të ”urës ajrore”.

Ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis njoftoi se dëshironte që turistët britanikë të rifillonin të vizitonin Greqinë pas hapjes për turistët europianë, nga 1 korriku.

Artikulli i mëparshëmKu ngeli Alba Hoxha?
Artikulli i radhësIsh-liderë botërorë: Disa shtete e përdorën pandeminë për t’i mbyllur gojën kritikëve