Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo është një nga sportistët mjaft të njohur për dedikim e madh ndaj familjes së tij, që nuk mungon ta tregojë herë pas here për mbi 200 milionë fansat e tij në Instagram.
Këtë të hënë, 35 vjeçari portugez ka shpërndarë një video ku shihet duke u stërvitur në shtëpi, në prani të fëmijëve të tij, të cilët nuk i kanë rezistuar dot tundimit për të tentuar të pengojnë babain e tyre.
Fillimisht portugezi shtiret si i lodhur dhe kërkon ndihem e djalit, pastaj merr vajzën dhe e ngre si girë duke e argëtuar, në këto ditë tepër të vështira që po kalojnë në izolim.
“Fëmijë, lëreni babain të bëjë punën e tij,” shkruan “5 herë fituesi i Topit të Artë krahas videos.