Zbulohet struktura misterioze 25,000-vjeçare e ndërtuar me kockat e mamuthëve

0
http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/04/shpell.png

Një shembull spektakolar arkitekture i ndërtuar vetëm me kocka mamuthi që datojnë rreth 25,000 vjet më parë, është zbuluar nga gërrmimet në një vendodhje arkeologjike në Rusi, çka i dha studiuesve një ide sesi njerëzit jetonin gjatë Epokës së Akullnajave.

Alexander Pryor, arkeolog i universitetit britanik të Exeter, një nga autorët e studimit, thotë kockat janë grumbulluar nga tjetërkund dhe sjellë në këtë vendndodhje, duke e bërë strukturën“të jashtëzakonshme.”
“Duket qartë se shumë kohë e përpjekje kanë shkuar për ndërtimin e kësaj strukture, e cila strehonte njerëz të rëndësishëm.”
Provat tregojnë se brenda saj digjeshin zjarre si dhe u zbuluan mbetje ushqimore perimesh. Kjo do të thotë se vendasit hanin disa tipe ushqimesh bimore. Pryor tha më tej: “Është hera e parë që gjejmë copa të mëdha qymyr druri brenda këtyre strukturave, dhe kjo do të thotë se këtu ka pasur pemë”.

Rreth 70 struktura të ngjashme janë të shpërndara në Rusinë perëndimore dhe Ukrainë, por kjo e fundit duket më e vjetra, një nga më të mëdhatë dhe më e komplikuara.

Të tjera nga të ashtuquajturat “shtëpi mamuthi” datojnë rreth 22 000 vjet më parë dhe ishin strehim për temperaturat e akullta të epokës. Ndryshe nga e fundit ato ishin më të vogla dhe përfshinin mbetje arinjsh, drerësh, ujqish, dhelpra e dhelpra arktike. Kjo sugjeron se njerëzit përdornin ç’të kishin për ndërtimin e shtëpive të tyre.

Artikulli i mëparshëm10 gjëra shumë të çuditshme që duhet ti dini për Kinën
Artikulli i radhësParashikimi i frikshëm/ Plani i ‘Klubit të Romës’ për zhdukjen e popullsisë në botë