Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma poston më në fund një foto nga pushimet në profilin e saj në Instagram. Edhe ajo ka zgjedhur detin këtë verë. Foton e ka shoqëruar me një mesazh filozofik.
“Zgjimi” nga rutina e “përtacisë” fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten! Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe” – shkruan ish-deputetja e PD-së.