37 emigrantët e parë që hynë në territorin shqiptar nga dogana e Kapshticës kanë lënë hotelin ku ishin karantinuar për 14 ditë.
Ata janë larguar drejt banesave të tyre vetëm pasi bëne tamponin ku rezultuan negativ.
Transporti i tyre është mundësuar nga dy autobusë të vënë në dispozicion nga autoritetet vendore.
Bëhet fjalë për persona që jetojnë në qytetet e Prrenjasit, Librazhdit, Elbasanit dhe Pogradecit.
Ndërkohë nëntë emigrantë të tjerë janë marrë nga familjarët e tyre.
Ditën e mërkurë pritet të udhetojne drejt shtepive te tyre edhe 13 emigrantë të tjerë.