Në Maqedoninë e Veriut është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19.
Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga qyteti i Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”.
Pacienti ishte shtruar në spital më 8 prill.
Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 55.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 7 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1,231 numrin total të të infektuarve.