Mexico City hoqi monumentin e Kolombit nga frika e protestave të dhunshme

0

Monumenti i eksploruesit dhe marinarit evropian është hequr nga Paseo de la Reforma Avenue në qendër të kryeqytetit meksikan dhe është transferuar për restaurim në një vend tjetër, njoftuan zyrtarët e qytetit këtë fundjavë.

Grupet e majta më parë kanë kërcënuar të shkatërrojnë statujën më 12 tetor, një festë kombëtare kushtuar mbërritjes së Kolombos në vitin 1492, e cila po shkakton polemikë në të gjithë Amerikën.

Statujat e figurave të diskutueshme historike janë duke u shkatërruar në shumë qytete të botës, duke përfshirë disa qytete në Shtetet e Bashkuara, ku monumentet e pronarëve të skllevërve dhe gjeneralëve të Konfederatës së Shteteve të Jugut janë shkatërruar.

Dhe në Evropë, protestuesit u mblodhën në monumentet e kolonialistëve në një atmosferë polemikash mbi historinë koloniale të kontinentit.

Ndryshe, vitin tjetër shënohet 500 vjetori i pushtimit të Meksikës së sotme nga pushtuesit spanjollë. 

Artikulli i mëparshëmJoe Biden tregon mënyrën e vetme se si mund t’i humb zgjedhjet presidenciale
Artikulli i radhësCOVID mbijeton në disa sipërfaqe deri në 28 ditë: Nga xhami i telefonit e deri tek paratë