Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende evropiane, po funksionojnë afër dhe mbi kapaciteteve normale për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, kufizime të reja janë duke u implementuar në të gjithë kontinentin derisa shtetet po përballen me valën e dytë të pandemisë.
Që nga shpërthimi i sëmundjes mbi 8.2 milionë njerëz janë infektuar vetëm në Evropë, dhe më shumë se 258 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.
Franca e cila ka regjistruar një milion raste, ka filluar zbatimin e orës policore duke vendosur të paktën 46 milionë banorë nën kufizime.
Shumë vende evropiane si Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Çekia dhe Polonia kanë filluar të përballen rëndë me virusin vdekjeprurës.